Haradinaj në Gjykatën franceze, nën masa të rrepta sigurie (FOTO)

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili sot u lirua me kusht nga autoritetet franceze, është sjellë nën masa të rrepta sigurie në seancën e mbajtur në Gjykatën në Colmar të Francës.

Fotografitë nga sigurimi i Haradinajt i ka siguruar Indeks.

Ndryshe, ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-udhëheqësi i UÇK-së, Ramush Haradinaj, i cili aktualisht është kryetar i AAK-së, më 4 janar u ndalua nga autoritetet franceze bazuar në një urdhër arresti të Serbisë të lëshuar në vitin 2004. Ai në vitin 2015 ishte arrestuar në Slloveni dhe më pas është liruar. Ndërkaq Ministria e Drejtësisë e Serbisë kishte dërguar kërkesën deri te organet e drejtësisë franceze për ekstradimin e Haradinajt.

haradinaj-sigurimi1

haradinaj-sigurimi2

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button