Në Ukrainë vdiqën 40 njerëz nga i ftohti

Dyzet njerëz vdiqën për një javë nga hipotermia në Ukrainë, ndërsa mbi 800 janë lënduar, deklaroi sot shefja e shërbimit ukrainas të Ndihmë së shpejtë Tetjana Timoshenko.

Ajo theksoi se deri sot në mëngjes 869 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa 753 prej tyre janë hospitalizuar, ndërsa deri dje numri i viktimave ka arritur 29, ndërsa sot 40 njerëz kanë vdekur nga i ftohti.

“Në 24 orët e fundit kanë vdekur 11 njerëz nga hipotermia, fillimisht në zonën Rovenska, Lvovska dhe Nikolaevska. Numri më i madh i viktimave kanë qenë të dehur” theksoi Timoshenko.

Prej gjashtë janarit në disa zona ukrainase temperatura u ul prej minus 20 deri minus 25 gradë Celsius./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button