Dhjetë karakteristikat e personalitetit islam

Është mirë e njohur dhe e kuptueshme se Islami është një sistem tërësorë që i përfshinë të gjitha sferat e jetës. Këtë e dëgjojmë shpesh, megjithatë, ndonjëherë është shumë e vështirë të kuptojmë mënyrën e duhur se çfarë roli luan Islami në jetën tonë. Duke u marrë me këtë temë Imam Hasan El-Bena ka formuar një qëndrim konciz dhe të mrekullueshëm. El-Bena përmend se gjëja e parë që muslimani duhet të ketë kujdes është reforma në veten e tij, pastaj thotë:

“Muslimani duhet të posedoj trup të fortë, karakter të mirë dhe një   kulturë të gjerë..

“Ai duhet të jetë i aftë të fitoj, të ketë bindje të fortë dhe besim të drejtë.”

“Duhet të jetë i aftë të kontrollojë dëshirat e tij, të ketë kujdes në kohën e tij, të organizoj punët dhe të jetë i dobishëm për njerëzit rreth tij. Kjo përfshin obligimin e çdo muslimani si individë.  (marrë nga mësimet e Hasan El-Benas).

Dhjetë pikat në vijim paraqesin një kornizë të mirë për zhvillimin personal në harmoni me mësimet islame.

Trup i fortë

Trupi ynë është një mirësi nga Allahu i Madhërishëm, nga mirëmbajtja e të cilit varet edhe veprimi ynë në të gjitha sferat e jetës. Nëse jemi të shëndoshë, atëherë mendojmë më qartë dhe kemi më shumë energji, sa që jemi edhe psiqikisht më të fortë. Nëse nuk jemi të kujdesshëm ndaj shëndetit tonë, atëherë bëhemi viktima të shumë rreziqeve  siç janë: vuajtja psikologjike dhe mendime të paqarta. Pikërisht nga këto arsyeje trupi i fortë është një fondament në zhvillimin e çdo personaliteti islam.

Karakteri i mirë

Pas trupit të shëndetshëm vjen manifestimi i parë i lidhjes kualitative mes njerëzve dhe Krijuesit të tyre. Kjo në fakt është karakteri. Fjala që përmendet në gjuhën arabe nuk dot thotë vetëm i mirë, por edhe i fortë, i qëndrueshëm dhe përhershëm. Kjo do të thotë se kur personi ka një karakter të fortë tregon kualitete edhe kur gjërat bëhen të rënda dhe të vështira.

Kjo është  një shkop i mirë i përvojës në jetën tonë. Kur gjërat shkojnë në mënyrën më të mirë nuk është vështirë të sillemi mirë dhe njerëzit ti trajtojmë në mënyrën më të mirë, mirëpo në momente të vështira, gjatë  brengave, mërzive dhe hidhërimit si dhe shumë emocioneve tjera bëhet shumë rëndë. Personi që ka një karakter të fortë mund të kalojë të gjitha testet, derisa personi që ka fobi të ndryshme herët ose vonë mund të tregohet në pamjen e vërtetë.

Kulturë të gjerë.

Pas dy të parave, vjen cilësia e tretë që ndërton personalitetin islam. E para ishte forca fizike, e dyta është një dicipilinë spirituale që paraqet bazën e sjelljes së mirë. Cilësia e tretë  është  intelektuale dhe edukative: të kesh botëkuptim apo kulturë të gjerë. Kjo pikë ka një rëndësi të madhe dhe pse në shumë raste anashkalohet nga njerëzit që veten e konsiderojnë “religjioz”. Është fakt se islami është mënyra e të jetuarit në harmoni me urdhrat e Zotit dhe me praktikën e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.

Një musliman nuk mund ta kultivoj kuptimin e tij dinamik dhe efikas të islamit pa kultivuar atë realin. Islami është këtu për të ofruar zgjidhjen e të gjitha problemeve me të cilat njerëzimi  ballafaqohet. Vallë, a mund ta aktualizojmë dhe kuptojmë këtë pa një kulturë dhe dije të gjerë? Gjithsesi se nuk mundemi.

Aftësia për të fituar

Cilësia e katër e personalitetit islam është aftësia financiare për të fituar për jetë. Në botën reale është shumë vështirë të bësh diçka kur njerëzit në aspektin e të ardhurave financiare janë të dobët apo kur situata financiare është e atillë që njerëzit duhet të okupohen për t’i kënaqur nevojat  esenciale për jetë siç janë ushqimi, veshja dhe siguria shëndetësore.

Pikërisht,  për shkak të këtyre arsyeve është shumë e rëndësishme që personaliteti islam duhet të jetë i aftë që të kujdeset për veten e tij për të qenë i pavarur dhe ti shërbej islamit në mënyrën më të mirë. Gjithsesi disa njerëz edhe më tej do të jenë të varfër e disa të pasur, mirëpo të gjithë këta duhet të kenë një stabilitet financiarë.

Bindje e fuqishme dhe besim i drejtë

Pasi që përmend pikat e më parhme, imam El-Benna vazhdon më tej dhe thotë se çdo personalitet islam gjithashtu duhet të ketë një bindje të fuqishme dhe besim të shëndoshë. Kjo i drejton të gjitha karakteristikat e përmendura më lart të cilat duhet të jenë në harmoni me frymëzimin dhe inspirimin e bindjes së fortë dhe një besimi korrekt.

Nga këto burime muslimani mund të fitoj udhëzimin e drejtë dhe mënyrën e lidhjes me të Madhërishmin, dhe të përqendrohet në shërbimin ndaj rrugës së  Tij.

Kur të gjithë këto karakteristika janë në një vend bashkë me besimin e drejtë dhe bindjen e  fuqishme, atëherë muslimani do ta gjejë rrugën e drejtë dhe qëllimin e jetës së tij. Ndërsa gjetja e qëllimit nga ana e muslimanit do të kërkoj nga ai edhe më tepër dhe pikërisht këtu qëndron fshehtësia e katër  karakteristikave të fundit

Kontrollimi  i dëshirave

Karakteristika e parë nga katër të fundit është lufta e besimtarit me veten e tij dhe me egon apo epshin e tij. Duke besuar në Allahun e Madhërishëm dhe duke çuar një jetë të drejtë, çdo besimtarë përballet me vështirësi dhe sprova të shumta. Këto sprova ndonjëherë janë shumë të qarta, derisa ndonjëherë janë shumë të fshehta dhe delikate. Këto sprova mund të jenë, sprova të sinqeritetit, dëshira për t’u treguar, dëshira për t’u lavdëruar nga njerëzit tjerë etj. Këto sprova asnjëherë nuk mund të tejkalohen pa një luftë të vazhdueshme me veten dhe dëshirat vetjake.

Kujdesi ndaj kohës

Karakteristikë tjetër është pasja kujdes të veçantë ndaj kohës, organizmit dhe kryerjes së punëve në kohë. Në fakt, koha është vet jeta dhe personi i cili e vret kohën apo është neglizhent ndaj saj , në fakt ai vret veten e tij. Pikërisht për këtë arsyeje Hasan El-Basriu ka thënë:  “O biri i Ademit! Në të vërtetë ti je vetëm një numër i caktuar i ditëve. Kur të kalon një ditë, kalon edhe një pjesë e jotja.”

Jeta e organizuar

Çdo musliman i mençur dhe i zgjuar e kupton përgjegjësinë e tij nda kohës dhe gjithmonë është i kujdesshëm gjatë organizimit dhe punët e tij i kryen para se të takohet me Zotin e tij në botën tjetër.

Ndihma ndaj të tjerëve

Karakteristika e fundit është të jesh i dobishëm edh për të tjerët. Çdo përfitim apo mirësi për veten është e kotë nëse deri tek ajo vijmë duke i dëmtuar të tjerët.

Dijetarët musliman na këshillojnë se njëra nga karakteristikat themelore të Islamit është edhe ajo se, praktikimi i tij është i dobishëm në çdo aspekt. Çdo gjë që bëjmë duhet ta bëjmë vetëm për ta fituar kënaqësinë e Allahut dhe gjithçka që Ai kërkon nga ne në fakt është e dobishme për ne.

Andaj, ta kontrollojmë veten dhe të shikojmë raportin tonë ndaj të tjerëve në rrugën tonë të kuptimit të botës, jo sipas mendimeve tona, por sipas udhëzimeve të Allahut të Madhërishëm!

Lusim Allahun e Madhërishëm të na forcojë me këto karakteristika dhe të na jep aftësinë dhe mundësinë që Islamin ta paraqesim në dritën e tij më të mirë.!

Burimi: Onislam.net

Autor: Jamaal Diwan

Përshtati: Arsim Dauti (Breziiri)

Lajme të ngjashme

Back to top button