Georgievski: Maqedonia hyn me atmosferë të tensionuar në zgjedhjet presidenciale

VMRO-Popullore nuk do të përkrahë kandidimin e presidentit aktual Gjorgje Ivanov për mandat të dytë. Kjo parti kërkon që presidenti po dhe posti i nënkryetarit të shtetit të zgjidhet në Parlament. 

“Ai nuk bëri asgjë, edhe më shumë nuk kanë zgjidhur asnjë problem shtetëror. Për të diplomatët në Shkup bëjnë shaka, ndërsa të gjithë ata rrëfejnë se kur kanë qenë në pritje tek ai, së paku një orë ju ka mbajtur ligjërata historie për Maqedoninë antike. Askush atë se merr për seriozisht”, deklaroi sot lideri i VMRO- PP, Lubço Georgievski. 

Në këto zgjedhje presidenciale, thotë Georgievski, Maqedonia hyn me një atmosferë të tensionuar, me konflikt të qëndrimeve mes partive të pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI. “Po bëjmë shumë tension për funksionin që nuk sjellë shumë. Për këtë, ne ofrojmë që në Parlament të zgjidhet presidenti dhe nënkryetari i shtetit, dhe këto zgjedhje të këtij lloji në të cilat zgjidhet shefi i shtetit të jenë të fundit. 

Të nënshkruajmë Deklaratë sipas së cilës të gjithë partitë politike publikisht do të informojnë qytetarët se prej tyre kërkojnë mandatin për mbylljen e procesit të negociatave me Greqinë, me zgjidhjen e problemit në lidhje me emrin dhe deri te qëllimi i vetëm integrim i Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian (BE). 

Partitë që do të formojnë qeverinë e ardhshme të fitojnë mandatë që të zgjedhin problemin me Greqinë në afat sa më të shkurtër”, ka thënë lideri i VMRO-PP, Georgievski. I pyetur nëse kanë gjasë kandidatët tjerë të cilët kanë paraqitur kandidaturën tek VMRO-DPMNE për Konventën partiake, Georgievski me qëndrim: 

“Mendoj se nuk kanë shanse të zgjidhen, sepse Kryesia e partisë më i dha përkrahje Ivanovit. Mendoj se për shembull Jove Kekenovski mund të ofrojë më shumë se Ivanov”, tha ai. Ish kryeministri i Maqedonisë tha se në zgjedhjet vijuese presidenciale VMRO-PP nuk do të ketë kandidatin e tyre, ndërsa prognozon se së shpejti qytetarët e Maqedonisë do të votojnë edhe në zgjedhje të parakohshme parlamentare, që sipas tij, janë gjithnjë e më reale. 

Ato, shton ai, do të mbahen, sepse me rikandidimin dhe zgjedhjen e Ivanovit, BDI do të hidhërohet dhe do të kërkojë zgjedhje parlamentare.

Lajme të ngjashme

Back to top button