Temperatura të ulëta nga faza e verdhë, rajoni i Pollogut në fazë portokalli

Në pajtim me paralajmërimin nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike sot për tërë shtetin parashikohen temperatura të ulëta nga faza (e verdhë) alerte, përveç në rajonin e Pollogut (Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Makedonski Brod) ku parashikohen temperatura më të ulëta të cilat përfshihen në fazë portokalli, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Rekomandimet për lirim nga obligimet në punë të grave shtatzëna dhe personave të sëmurë kronikë mbi 60 vjet, vazhdojnë të vlejnë vetëm për rajonet e përfshira me fazën portokalli (rajoni i Pollogut – Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Makedonski Brod).

Për punonjësit të cilët punojnë në vende të hapura në rajonin e Pollogut me fazë portokalli, rekomandohet kujdes që obligimet e punës t’i praktikojnë nga ora 10:00 deri në orën 16:00 me pauza të kohëpaskohshme në çdo dy orë, nga gjysmë ore në hapësirë të ngrohtë dhe me pije të ngrohta.

Rekomandohet pa nevojë të domosdoshme të mos dilet nga shtëpia, të mbahet veshje e nxehtë, të konsumohen pije të ngrohta dhe të shmanget konsumimi i alkoolit. Njëherit rekomandohet kujdes gjatë lëvizjes në sipërfaqe rrëshqitëse.

Komisioni për parandalim nga efektet e dëmshme nga valët e të ftohtit pranë Ministrisë së Shëndetësisë në vazhdimësi e ndjek situatën me temperaturat e ulëta në shtet dhe në varësi nga parashikimi i motit, përderisa ka nevojë, do të sillen edhe rekomandime të reja, qëndron në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button