Momenti kur tërmeti i fuqishëm i godet Filipinet (VIDEO)
Një tërmet me fuqi prej 7.3 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur të martën juglindjen e Filipineve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Tërmeti është matur në thellësi prej 617 kilometrave, njoftoi Instituti Gjeologjik Amerikan (USGS).
Qendra e Paqësorit për Paralajmërim nga Cunami nuk ka dhënë asnjë alarm, meqë epiqendra ka qenë thellë në tokë.