Incidenti nuk ndaloi emërimin e imamit në Veles

Bashkësia Fetare Islame bën të ditur se problemi që ndodhi dje në Veles, është zgjidhur dhe se palët kanë gjetur mirëkuptim.

Zëdhënësi i BFI-së, Abaz Islami thotë se kanë qenë të informuar me rastin në të cilin dy grupe fetare fizikisht e kanë sulmuar kryetarin e këshillit të xhamisë dhe njofton se ky problem është zgjidhur.

“Jemi të informuar për rastin ne fjale lidhur me incidentin që ka ndodhur në Veles, por ata grupet që kanë pasur problem janë pajtuar mes vete”, tha për Portalb, Abazi.

Gjatë këtij sulmi, grupet në fjalë kanë arritur që të shqyejnë vendimin për vendosjen e një imami të ri në xhami, por megjithatë, asgjë nuk ka ndryshuar në emërimin e imamit.

“Asgjë nuk ka ndryshuar, është emëruar ai imam që duhej të emërohet”, tha Abazi.

Ndërkaq sipas banorëve të Orizares së Epërme ndarjen e kanë bërë persona që i përkasin islamit radikal dhe që duan të udhëheqin ndaj atyre që e respektojnë islamin tradicional.

Lajme të ngjashme

Back to top button