U përpoq të vetëdigjet pasi nuk ja kthyen furgonin e konfiskuar

Me një dorë shishen e benzinës në dorën tjetër shkrepësen, 25 vjeçari Ferdi Ismailov nga fshati “Visoka Maala” tre orë është kërcënuar se do ti vendos flakën vetes sepse të premten policia e pylltarisë ja ka konfiskuar furgonin me të cilin ilegalisht ka bartur drunj nga pylli.

Ismailov me këtë vepër ka ngritur në këmbë policinë e Strumicës dhe njësinë e zjarrfikësve. 

Ai në mëngjesin e të martës në orën 7:30 ka arritur para institucionit për menaxhim të pyllit “Belasica” dhe ka kërkuar nga rojet që ta lejojnë që të merr furgonin. Pasi rojet e kanë refuzuar ai ka filluar që ti hedh benzinë vetes.

Pas tre orë dramë Ismailov është larguar me veturë duke hequr dorë nga qëllimi i tij duke thënë se po shkon të digjet në ndonjë vend tjetër.

Lajme të ngjashme

Back to top button