Në mëngjes merr patentën, pasdite i bllokohet

Një shtetasi shqiptar në Itali iu bllokua leja e drejtimit vetëm pas pesë orësh pasi e kishte marrë këtë të fundit.

32-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, dje në mëngjes kishte kaluar testin përfundimtar dhe kishte marrë lejen e drejtimit për automjete. Por pasi kishin kaluar vetëm pesë orë forcat e Policisë Rrugore ia bllokojnë.

Shqiptari kishte çdo gjë të rregullt, dokumentet, lejen e qarkullimit të automjetit, por leja e drejtimit që ai kishte marrë në mëngjes, nuk ishte për llojin e makinës me të cilën ai po lëvizte nëpër qytet. Patenta që ai posedonte ishte për automjete me tonazh të vogël, më pak se sa 55 tonë, ndërsa makina me të cilën ai po lëvizte i kalonte këto përmasa.

Kjo përbën shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaj dhe policia italiane ia bllokoi patentën 32-vjeçarit shqiptar. Në këto raste bllokimi i lejes së drejtimit shkon nga dy deri në tetë muaj./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button