Iniciativa “8 Shtatori” me propozim masa kundër varfërisë

Iniciativa “8 Shtatori” ka dorëzuar propozim masa deri tek qeveria për ballafaqimin me varfërinë në vend.

Ata kërkuan nga qeveria që ti merr faturat e rrymës e familjeve të rrezikuara sociale dhe ajo ti paguaj ndërsa qytetarët më të varfër të lirohen nga pagimi i participimit për shërbime shëndetësore dhe barna.

Për fëmijët e këtyre familjeve “8 Shtatori” kërkon që të sigurohet vendqëndrim që më lehtë të obligohen dhe të kenë qasje më të lehtë për punësime.

Siç informoi Xhelo Hoxhiq nga “8 Shtatori” këto kërkesa janë si rezultat i takimeve të shpeshta me qytetarët të organizuara në të gjithë Maqedoninë. 

Sipas tij masat e qeverisë për subvencione për mbrojtje energjetike për familjet e rrezikuara nuk po jep rezultate për shkak se arrin vetëm 700 denarë ndërsa faturat e rrymës në sezonin e dimrit mund të ritën deri në 6 mijë denarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button