Në Evropë 33 viktima nga vala e të ftohtit

Në Poloni për shkak të valës së motit të ftohtë vdiqën edhe 10 persona, për çka numri i viktimave paraqet 33 në Evropë.

Në Poloni në disa rajone janë matur minus 20 gradë, ndërsa mbrëmë ishte dita më vdekjeprurëse gjatë këtij dimri.

Prej fillimit të fundjavës, në valën e të ftohtit që e kaploi Evropën jetën e humbën së paku 33 njerëz, para së gjithash migrantë dhe të pastrehë.

Stuhia e borës e kaploi edhe Turqinë, ndërsa Stambolli është i bllokuar për shkak të borës prej 65 centimetrave. Një numër i madh i shkollave janë mbyllur, si dhe Bosfori, për shkak të dukshmërisë së dobët. Janë anuluar mbi njëqind fluturime nga aeropoerti i Stambollit.

Në stuhinë e borës që kaploi SHBA-në nga Misisipi deri në Mejn jetën e humbën katër persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button