Serbët e Bosnjës e mbajnë “ditën e shtetësisë” – një çështje përçarëse

Serbët e Bosnjës sot e mbajnë festën e “ditës së shtetësisë”, që është një çështje thellësisht përçarëse.

Këtë vit, në këtë ditë shënohet 25 vjetori i deklaratës së 9 janarit të vitit 1992, për “Republikën Serbe” të pavarur në veri dhe lindje të Bosnjë-Hercegovinës, me të cilën ishte shkaktuar lufta në këtë vend, transmeton REL.

Ky territor u bë rajon autonom me të njerjtin emër, pra Republika Serbe, sipas marrëveshjes paqësore së Dejtonit në vitin 1995, me të cilën përfundoi lufta.

Në shtator të vitit të kaluar, serbët e Bosnjës votuan me shumicë për mbajtjen e festës më 9 janar, në referendumin, i cili e pat shkaktuar një debat tejet të ashpër ndërmjet zyrtarëve myslimanë të Bosnjës dhe atyre serbë të Bosnjës. Konsiderohet se një debat i tillë i ashpër nuk ishte parë prej përfundimit të luftës.

Ky referendum ishte shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës, e cila kishte konstatuar se kjo festë është ilegale, pasi paraqet diskriminim kundër joserbëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button