Identifikohet autori i masakrës së Stambollit

Policia turke ka identifikuar terroristin e dyshuar të ISIS i cili kreu masakrën e Vitit të Ri në lokalin Reina në Stamboll. Lajmi është raportuar nga disa media lokale turke të cilat deklarojnë se terroristi i dyshuar është një qytetar uzbek i quajtur Abdulkadir Masharipov.

Një celulë uzbeke xhihadiste ka ndihmuar Masharipov, i cili është në arrati me emrin e koduar Abu Muhammed Horasan.

Sipas Hurriyet, celula e ISIS në Konia, nga ku është nisur atentatori më 15 dhjetor drejt Stambollit, e përbërë nga qytetarë uzbek vazhdon të japë mbështetje logjistike për Masharipov.

Ka ende dyshime në lidhje me praninë e një sulmuesi të dytë, siç është dëshmuar nga të pranishmit gjatë të shtënave me armë në lokalin Reina dhe nga imazhet e kamerave të sigurisë.

39 persona humbën jetën në masakrën e Stambollit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button