Këto ushqime largojnë thartirën nga lukthi
Problemet me lukth apo thartirën në lukth mund t’i largoni me konsumimin e këtyre ushqimeve, transmeton 21Media.
Tërshëra
Tërshëra është bimë, e cila do të jetë aleate e përkryer në luftën kundër thartirës në lukth. Përmban minerale të shumta, acide të shumta yndyrore, fibra dhe karbohidrate. Për shkak të këtyre, tërshëra tretet ngadal dhe është burim i vazhdueshëm i energjisë dhe ndikon pozitivisht në tërë sistemin e tretjes.
Xhenxhefili
Xhenxhefili është jashtëzakonisht efikas në rastet e problemeve me lukthin, e veqanarisht ndikon në rastin e thartirës. Mund ta konsumoni të parpërpunuar ose si shtesë në ushqim në supa, salca, sallata e madje edhe në pije.
Bishtajat
Bishtajat janë karbohidrate të dendura ushqyese, që kanë shumë fibra, e për shkak të kësaj organizmi juaj i tretë lehtë ato. Kanë efekt stabilizues të nivelit të sheqerit në gjak. Studime të shumta kanë zbuluar që fasulja mund të reduktojë rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë si dhe llojeve të tjera të kancerit. Studimet gjithashtu kanë zbuluar që bishtajat kanë ndikim pozitiv në luftimin e thartirës në lukth.
Mollët
Mollët përmbajnë një varg antioksiduese, të cilat i mbrojnë qelizat e organizmit nga radikalet e lira, por edhe që i ndihmojnë organizmit për të funksionuar në mënyrë normale. Tashmë është e ditur që molla ka ndikim të mirë në tretje.