Hasanbeg, i ftohti dhe ngricat vështirësojnë jetën e banorëve

Bora dhe temperaturat polare janë bërë problem shtesë për banorët e Hasanbegut, të cilët akoma nuk kanë rregulluar shtëpitë e dëmtuara nga vërshimet e vitit të kaluar. Ata thonë se po jetojnë në dhoma të ftohta, ndërkohë që rreth 100 familje akoma qëndrojnë në konviktin “Tome Serafimovski Seniç” në Autokomandë.

“Ka vështirësi disa familje ende janë duke pastruar, disa janë duke jetuar ende në konvikte. Ndokush ka filluar të përmirësojë diçka, por koha nuk na mbanë. Besojmë të bëhet mirë të përmirësohet pak koha, të dalim në pranverë dhe të kemi shëndet”, u shpreh një banor, raporton Alsat M.

Një ndër problemet për banorët e dëmtuar të Hasanbegut është edhe mos kompensimi i dëmeve. Ata thonë se nga mjetet e pakta që kanë marrë nuk mund as të fillojnë me rinovimin e shtëpive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button