Pse nuk duhet të pini kafe pas orës 17:00

Rreth orës 5 të mbasdites ju ndodheni në punë ose në shtëpi dhe iu kap dembelizmi, …e gjëja e parë që ju shkon në mendje është të pini një kafe.
Por mos u nxitoni! Pasi konsumimi i kafesë në orët e pasdites ka më shumë humbje shëndetësore sesa përfitime, transmeton BalkanWeb.

Ja disa prej efekteve të konsumimit të kafes pas orës 17.00:

1- Ndërprerja e sekretimit të melatoninës.
Pirja e kafes në orët e pasdites sipas studimeve ndikon në sekretimin e këtij hormoni, i cili është shumë i rëndësishëm për të patur një gjumë të qetë natën.

2- Më pak gjumë
Sipas kërkimeve nga Universiteti i Tel-Avivit kafeina ndikon në orët e gjumit. Nëse konsumoni kafe pas orës 17.00 ose do te flini vonë ose do t’ju ndërpritet shpesh gjumi natën.

3- Një cilësi mjaft e keqe e gjumit
Është e provuar tashmë se tek shumë njerëz konsumimi i kafesë është faktor ndikues në cilësinë e gjumit. Melatonina fillon prodhohet dy orë para se të na zërë gjumi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button