Kosovë, s’ka mësim deri më 16 janar

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në konsultim me Drejtoritë Komunale për Arsim (DKA), ka marrë vendim për shtyrjen e fillimit të mësimit, Gjysmëvjetorit të Dytë respektivisht.

Në njoftimin për media është thënë që mësimi nuk do të filloj deri më datën 16 janar 2017, kjo për shkak të motit të lig që po mbretëron në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

“Ky vendim është marr për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta që po mbretërojnë këto ditë në vendin tonë, me qëllim të evitimit të rreziqeve eventuale si dhe epidemisë së Gripit AH3V për të cilin MASHT dje është njoftuar edhe zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet në komunikatën nga MAShT.

Në ditët në vijim do të bëhet e ditur se si do të kompensohen orët e humbura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button