Shifrat e fundit, ja cilat shtete kanë rezerva më të mëdha të arit
Sipas informacioneve të mbledhura nga gazetari i Anadolu Agency (AA), Turqia me 396.5 ton ndodhet e 14-a në botë për nga rezervat e arit. Këto rezerva janë të barabarta me 13.1 për qind të gjithë rezervës së arit në vend.
Rezerva e arit në Turqi e cila në 3 mujorin e tretë të vitit të kaluar ishte 442.1 ton, deri më tani ka pasuar një ulje prej 45.6 tonësh.
– SHBA-ja me rezervat më të larta
Vendi që kryeson për nga rezervat e arit në botë është SHBA-ja e cila ka një rezervë prej 8.133.5 ton. Kjo shumë është e barabartë me 74.2 për qind e gjithë rezervave në vend.
Ndërsa Gjermania, lokomotiva e ekonomisë së Evropës, ndodhet në vendin e dytë me një rezervë prej 3.377.9 ton. Kjo sasi është e barabartë me 68.1 për qind e të gjitha rezervave në këtë vend.
Kina e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës për nga rritja ekonomike, ka një rezervë prej 1.842 ton. Kjo sasi përllogaritet vetëm 2.2 për qind e sasisë së arit që ndodhet në vend.
Një tjetër vend i zhvilluar në këtë rajon, Japonia ka një rezervë prej 765 ton ar. Edhe pse ky vend ndodhet i nënti në botë për nga renditja kjo sasi përbën vetëm 2.4 për qind të sasisë së arit në rang kombëtar.
Ndërsa Arabia Saudite, e njohur me sasinë e madhe të rezervave nëntokësore të arit përllogarit 322.9 ton. Kjo shifër përbën 2.2 për qind të sasisë së arit në vend.
Turqia në renditjen e vendeve me rezervat më të mëdha të arit ndodhet në vendin e 14 me 396.5 ton. Edhe pse ajo ndodhet pas vendeve të zhvilluara si SHBA-ja, Kina, Rusia dhe India, mund të themi që ka një performancë të mirë krahasuar me vendet në zhvillim si Koreja e Jugut e cila ndodhet në vendin e 33, si dhe Polonia e cila me 102.9 ton rezervë ndodhet në vendin e 36-të.
Lista me 20 vendet e para me rezervat më të larta të llogaritura në ton:
SHBA | 8.133,5 |
Gjermania | 3.377,9 |
FMN | 2.814 |
Italia | 2.451,8 |
Franca | 2.435,8 |
Kina | 1.842,6 |
Rusia | 1.615,2 |
Zvicra | 1.040 |
Japonia | 765,2 |
Holanda | 612,5 |
India | 557,8 |
EBA | 504,8 |
Tajvani | 423,6 |
Turqia | 396,5 |
Portugalia | 382,5 |
Arabia Saudite | 322,9 |
Britania e Madhe | 310,3 |
Libani | 286,8 |
Spanja | 281,6 |
Australia | 280 |