Arrestohet biznesmeni nga Shkupi

Pronarit të kompanisë “Eko Sara Ds”, biznesmenit shkupjan 39-vjeçar S.Gj. (menaxher dhe pronar kompanie), i është caktuar masë paraburgim në afat prej tridhjetë ditësh. 

Hapi i këtillë i autoriteteve (policisë financiare) ka pasuar, nën pretekstin e dyshimit se ai ka bërë krim financiar në vlerë prej 1 milion e 107.000 euro.

Sipas policisë financiare, ai i ndihmuar edhe nga kontabilistja e autorizuar, 58-vjeçarja R.R., prej datës 1 janar 2008, deri në datën 31 dhjetor 2012, me qëllim që ta kthejnë në mënyrë të pabazuar TVSH-në (Tatimit të Vlerës së Shtuar) dhe të mos e paguajnë tatimin personal të fitimit, deri tek Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) kishin paraqitur tatim me përmbajtje të pavërtetë.

Lajme të ngjashme

Back to top button