Prokurori Ahmedi, pranon raportin helmimit të nxënësve në Gostivar

Raporti i Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, për rastin e helmimit të nxënësve në shkollën ekonomike ka arritur në prokurorin publike, në Gostivar.  Prokurori publik, Ahmet Ahmedi, ka pohuar se dokumentet zyrtare janë në duar të tij dhe se në ditët e ardhshme do t’i analizojë. 

“Raportin e helmimit do ta analizoj në mënyrë të detajuar dhe do të marrë vendim se cili do të jetë hapi i ardhshëm.”, tha Ahmedi. 

Prokurori Publik Ahmed Ahmedi, nuk ka precizuar se kur mund të pritet një vendim, për shkak siç deklaron ai, raporti i pranuar është shumë voluminoz dhe do të duhet kohë për tu analizuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button