Daçiç: Serbia mbështet zgjidhjen me dy shtete mes Palestinës dhe Izraelit

Zv/kryeministri i parë i Serbisë dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, gjatë një vizite në Betlehem në Bregun Perëndimor të Palestinës, ka thënë se vendi i tij mbështet zgjidhjen me dy shtete për t’i dhënë fund tensioneve mes Palestinës dhe Izraelit dhe vendosjen e paqes në këtë zonë.

Pas takimit, Daçiç në një konferencë për media në prani të Ministrit të Punëve të Jashtme të Palestinës Riyad Al-Maliki ka thënë se Serbia është e gatshme që të inkurajojë të dyja palët drejt arritjes së progresit të duhur për krijimin e një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Ai theksoi se e mbështesin Palestinën në nivel ndërkombëtar.

Al-Maliki tha se përparimi i procesit të paqes me të cilin do të arrihet zgjidhje me dy shtete varet nga përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare.

“Nga Izraeli nuk arrijnë sinjale pozitive, dhe përveç kësaj, ky vend ka ndërmarrë angazhime për të parandaluar konferencën e paqes në Paris”, ka thënë Al-Maliki.

Daçiç gjatë vizitës u takua edhe me presidentin palestinez Mahmoud Abbas për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet e fundit në Palestinë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button