Janukoviq është ende në Ukrainë

Ish presidenti ukrainas Viktor Janukoviq ndodhet në territorin e Ukrainës, ka deklaruar të hënën në mbrëmje këshilltarja e tij Anna Gherman, e cila ka refuzuar të specifikojë vendin në të cilën ndodhet presidenti i rrëzuar, njofton agjencia Ukrinform.

“Ai ndodhet në Ukrainë. Gjithmonë kam pasur metodat e mia për ta gjetur atë se ku është, edhe pse shumë janë përpjekur për të minimizuar ndikimin tim mbi të”, ka deklaruar Gherman. “Unë nuk e kërkoj, jeni ju në kërkim të tij”, tha ajo në një intervistë, duke shtuar megjithatë se nuk ka folur me Janukoviq ditët e fundit.

“Para disa ditësh, kur Viktor Janukoviq ishte në Kharkiv, kam dërguar disa deklarata shtypi, por Janukoviç ka zgjedhur një mënyrë tjetër. Më vjen keq që nuk isha me të në atë kohë. Nuk do të lejoja të thoshte disa fjalë të caktuara”, tha Gherman.

Pas shkarkimit të shtunën nga Parlamenti, Janukoviq nuk ka dhënë asnjë shenjë të jetës. Të hënën, ministri i brendshëm Arsen Avakov ka deklaruar, në një mesazh postuar në Facebook, që një mandat arresti është lëshuar në emrin e Viktor Janukoviq, i shkarkuar nga posti i Presidentit të Ukrainës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button