Mourinho mbështet Botërorin me 48 ekipe

Trajneri i Manchester United-it Jose Mourinho ka mbështetur idenë e Gianni Infantino, presidentit të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) për zgjerimin e Kupës së Botës nga 32 në 48 ekipe, raporton Anadolu Agency (AA).

Në bisedën për Fifa.com Mourinho ka thënë se i pëlqen ideja që nga viti 2026 në Kampionatin Botëror të luajnë 48 kombëtare, të ndara në 16 grupe me nga tre ekipe.

“Plotësisht jam për këtë propozim. Si trajner i klubit, nëse ekspansioni do të thotë më shumë ndeshje, më pak pushim dhe periudhë më të shkurtër para sezonit, do të thoja jo. Por, me rëndësi është se kritikët analizojnë dhe mendojnë që zgjerimi i ndeshjeve nuk do të thotë më shumë ndeshje. Në këtë mënyrë janë të mbrojtur si lojtarët ashtu dhe klubet”, tha Mourinho.

Ai tha se më shumë i “pëlqejnë grupet me nga tre ekipe”.

“Luan dy ndeshje dhe më pas ose je në fazën nokaut ose në shtëpi. Në këtë mënyrë dy ndeshje janë vendimtare, ndërsa më pas vjen faza e nokautit e cila sjell edhe më shumë emocione. Ekipet me potencial dhe përvojë më të vogël me gjasë do të luajnë dy ndeshje dhe do të kthehen në shtëpi por me përmirësim dhe përvojën e fituar në fushë. Për këtë duhet të shtohen shpërblimet në para dhe pastaj të investohet në infrastrukturën e futbollit”, ka thënë Mourinho.

Sipas tij, zgjerimi do të thotë që Kampionati Botëror të shndërrohet në diç më shumë se një ngjarje shoqërore.

“Shumë vende do të thotë më shumë investime në infrastrukturën e tyre në futbollin e të rinjve. Shumë kombe që marrin pjesë do të sjellin më shumë emocione, fat dhe entuziazëm. Shumë vende do të thotë më shumë afrikanë, aziatikë dhe amerikanë së bashku. Futbolli është zhvilluar në klube dhe nuk mundemi që futbolli në Botëror të shpërthejë në kuptimin e cilësisë. Por, Kampionati Botëror është një ngjarje shoqërore dhe futbolli nuk mund të heqë dorë nga ky rast që në mënyrë shtesë të forcojë pasionin e tifozëve”, tha Mourinho.

Vendimi përfundimtar për propozimin e kreut të FIFA-s për zgjerimin e Kampionatit Botëror, të cilin tashmë e kanë mbështetur disa nga federatat kombëtare, do të merret në takimin e dy ditor të Këshillit të FIFA-s më 9 dhe 10 janar të këtij viti, në Cyrih

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button