Jep dorëheqje kabineti qeveritar në Egjipt

Prishen ekuilibrat në udhëheqjen puçiste të Egjiptit. Hizam Biblavi, i emëruar si kryeministër nga junta, i dorëzoi Presidentit Adli Mansur dorëheqjen e kabinetit të tij.

Qeveria e Biblavit ishte emëruar pas grusht shtetit në korrik të vitit të kaluar. Në fjalimin e tij të mbajtur në televizion Biblavi tha se qeveria veproi me vetëdijen e përgjegjësive dhe shtoi se “Nuk është koha për tu marr me interesat personale. Kabineti vendosi për të dhënë dorëheqje për shkak të situatës aktuale”.

Biblavi akuzohej për pamjaftueshmëri në pengimin e ngjarjeve të dhunës të jetuara kohëve të fundit.

Në prill në Egjipt do të mbahen zgjedhjet presidenciale.

Dorëheqja e qeverisë së Biblavit perceptohet si një manovër politike për ti hapur rrugë Sisit që të largohet nga ministria e mbrojtjes dhe të kandidohet për president.

Në anën tjetër bëhet e ditur se është shtyrë edhe seanca gjyqësore e ish-Presidentit Muhamed Mursi të rrëzuar me grusht shtet nga pushteti dhe 130 të akuzuar të tjerë që gjykohen për “arratisje nga burgu Vadin Natrum” gjatë revolucionit të jetuar në vitin 2011.

Lajme të ngjashme

Back to top button