VMRO-DPMNE dhe LSDM me kandidat konsensual për president?!

Aleksandra M.Mitevska, editorial- “ Nënshkrime pa vulë për Ivanovin”,Utrinski Vesnik
Peticion i ngjashëm në ditët që vijojnë do të arrijë ndoshta edhe në shtabin e opozitës prej ku nuk del akoma emri i kandidatit presidencial. Nëse Ivanovi  nuk mundet të jetë president konsensual i VMRO-DPMNE dhe BDI, pse të mos arrijnë konsensus për këtë forcat kundërshtare politike nga blloku maqedonas?

Erol Rizaov, kolumnë –“ Bomba, nekrologje dhe peticione”
 Për pushtet filloi me eksitim. Për fat të keq, në shekulli 21, pas më shumë se dy dekada pas ndryshimeve të mëdha historike, u zgjuan rojtarët e ballkanikë. Si duket ata kanë qenë këtu gjatë tërë kohës, por gjatë socializmit kanë qenë më pak të dukshme dhe të mbuluara.

Toni Naunovski, kolumnë – “Disa pyetje për VMRO-DPMNE”, Dnevnik
Elitat janë në pozitë superiore, totalitare, ato  janë të vetëdijshme se çfarë edhe të ndodhë, pas vetes kanë ( në kuptim të caktuar të fjalës) makineri të çmendur partiake e cila me garanci do tu sjellë fitore në zgjedhje.

Ilija Dimovski, kolumnë – “Nuk ka heronj dhe ideale, ka vetëm viktima”, Dnevnik
Në Ukrainë heronjtë nuk janë të përbashkët. Ata që janë heronj të lindjes, në perëndim janë bolshevikë dhe komunistë. Në Ukrainë ka flamuj që nuk valojnë çdokënd. Në perëndim janë fituese, në lindje janë okupatore, dhe anasjelltas.

Sllobodan Najdovski, kolumnë – “Diplomë fakulteti për bari të subvencionuar”, Utrinski Vesnik
Vallë dikush mendon se fëmijët tonë janë më të lumtur dhe me më shumë perspektivë se ata të Gjermanisë që menjëherë pas fillores fillojnë të mësojnë zanatin.

Aleksandra Filipovska, koment –“ Mal Boro (i vogël) pa cigare”, Dnevnik
Lajmi është se Maqedonasit do të konsumojnë cigare dy herë më të shtrenjta në vitin 2023 për shkak të rritjes së akcizave të cigareve. Por , prap do ti konsumojnë. A ka garanci se ndoshta dikush do ta len cigaren?

Hristo Ivanovski, kolumnë –“ Zvicërranët në gijotinën e Brukselit”, Dnevnik
Pasi që Zvicra vendoi  kufi referendumi për imigrantët, dhe pasi që i fitoi flakareshat e para nga Brukseli për rezultatin e tillë, pyetja që parashtrohet në kontekst evropian është – kush e ka radhën të ec pas hapave të njëjta?

Miroslav Grçev, kolumnë –“Të huaj në vendlindje”, Sloboden Peçat
Nëse nuk jemi të përgatitur të luftojmë, por vetëm për rezistencë, me dëgjueshmëri qytetare, na mbetet ti paguajmë ryshfet shtetit familjar të Gruevskit.

Lajme të ngjashme

Back to top button