Veteranët e UÇK-së sot protestojnë për lirimin e Haradinajt

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të tubohen sot te Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë për të filluar marshin protestues paqësor deri te Ambasada e Francës, ku do të protestohet për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetari të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Marshi protestues do të jetë paqësor dhe ftohen të gjithë qytetarët që t’i bashkëngjiten protestës për të shprehur pakënaqësinë dhe indinjatën kundër ndalimit të Haradinajt nga autoritetet franceze në bazë të një flet-arresti të Serbisë.

Haradinaj është ndaluar nga policia franceze në aeroportin e Bazelit, me një urdhër arrest të Serbisë të lëshuar në vitin 2004.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button