Maqedoni, gjatë natës do të ketë reshje më intensive të borës

Reshje të borës sonte ka pothuajse çdokund në vend me intensitet të dobët deri mesatar. Nga DPHM paralajmërojnë se gjatë natës reshjet do të zgjerohen çdokund dhe në disa vende do të jenë intensive, duke formuar shtresë bore në male deri mbi 50 centimetra, ndërsa në viset më të ulëta prej 10 deri 20 centimetra.

Më së shumti borë ka 39 centimetra në Llazaropole dhe Pozharan, 12 në Shkup-Zajçev Rid, 15 Gjurishte, 10 Krushevë dhe Topollçan, 8 Shtip dhe Kriva Pallankë, 5 Vinicë, 4 Prilep, Manastir dhe Berovë, 10 Topollçan, 1 Demir Kapi, Strumicë dhe Pretor.

Më së shumti shtresë uji ka në llazaropole 26 litra, Pozharan 21, tetovë 20, Shkup-Zajçev Rid 9, Krushevë 8, kriva Pallankë 7, Ohër 6, Shtip dhe Vinicë 5, Pretor, manastir, Gjurishte dhe Gjevgjeli 4, Prilep dhe Demir Kapi 3 dhe Berovë dhe Strumicë 2 litra.

për momentin vetëm në Gjevgjeli reshjet janë të shiut. Fryen erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, në viset më të larta kohëpas kohe përforcohet. Gjatë natës do të fryejë erë mesatare deri e përforcuar veriore.

Në Shkup do të jetë mot me vranësira, me reshje të borës, të cilat kohë pas kohe do të intensifikohen dhe do të formohet shtresë bore deri rreth 20 cm. Do të fryejë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button