Ivanov do të deklarohet rreth rikandidimit të tij

Presidenti Gjorge Ivanov pritet të njoftoj në opinion iniciativën për rikandimdimin e tij për mandatin e dytë në krye të shtetit. Nga VMRO DPMNE-ja konfirmuan se pranë partisë së tyre ka mbërritur iniciativa për rikandidimin e Presidentit aktual, të cilën e kanë firmosur rreth 50 intelektualë, profesorë, peshkopë, hoxhallarë e akademikë.

Nga partia e Gruevskit gjithashtu theksojnë se iniciativën për të kandiduar sërish Ivanovin e kanë firmosur edhe zyrtarë të lartë të partisë si dhe kryetarë komunash. 

Kandidati për kryetar të shtetit nga VMRO DPMNE-ja do të zgjedhet në Konventën e partisë nga 1300 delegatët e saj, më 1 mars, ndërkaq afati më dorëzimin e kandidatuarëve zgjat deri të mërkurën.  

Deri më tani në VMRO DPMNE për kandidat presidencial ka konkurruar profesori Jove Kekenovski./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button