Maqedoni, dëbora po e vështirëson komunikacionin

Për shkak të reshjeve të dëborës nga ora 8:15 është vendosur ndalesë për lëvizje të kamionëve në aksin Gostivar – Kërçovë përmes qafës malore Strazhë, ndërsa nga ora 8:20 në aksin Mavrovë-Dibër, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Dëbora që po bie nga mbrëmë në pjesën më të madhe të shtetit po e vështirëson komunikacionin rrugor, ngadalë po zhvillohen transporti urban dhe urban periferik.

“Komunikacioni në të gjitha rrugët e shtetit po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Reshje të dëborës me intensitet më të dobët po vërehen në Kriva Pallankë, Stracin, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, qafën malore Strazhë, Kullë dhe Mavrovë. Në Kodrën e Diellit reshjet e dëborës janë me intensitet të mesëm. Reshje të dobëta të shiut po vërehen në Ohër dhe Dibër”, njofton LAMM.

Pa probleme nga mëngjesi janë realizuar fluturimet dhe aterimet e parapara nga aeroporti “Aleksandri i Madhe” në Shkup, tregojnë të dhënat në ueb faqen e koncesionerit “TAV Maqedoni”.

Снег на пат           .jpg

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike të Maqedonisë (DPHM), reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Kudo do të formohet shtresë dëbore, nëpër male edhe deri në 50 centimetra. Do të fryjë erë mesatare, pasdite e përforcuar veriore, por në pjesët jugore paradite era do të jetë jugore.

Për shkak të paralajmërimit nga DPHM-ja Trupi koordinues qeveritar për ballafaqim me kriza dhe Komiteti drejtues për kriza apelon që qytetarët të jetë të kujdesshëm gjatë planifikimit të udhëtimeve, gjegjësisht të mos nisen në udh[tim në qoftë se nuk kanë nevojë urgjente, të mbajnë pajisje adekuate dimërore, ndërsa posaçërisht automjetet transportuese për të cilët nuk përjashtohet ndalesa në periudhë të caktuar. Kompania EVN duhet të formojë ekipe të cilat do të jenë me mobilitet të rritur dhe gatishmëri të rritur operative posaçërisht në rast të prishjes së sistemit për furnizim me energji elektrike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button