Detaje të reja per arrestimin e Haradinajt

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është arrestuar në Aeroportin ndërkombëtar Basel-Mulhouse.
Ish-kryeministri i Kosovës është ndaluar nga policia në pjesën franceze të këtij aeroporti.

Aeroporti Basel-Mulhouse ndodhet 3.5 kilometra në veriperëndim të Baselit në Zvicër dhe 20 kilometra në juglindje të Mulhouse në Francë.

Gazeta Express merr vesh se Haradinaj është ndaluar nga policia për shkak të një aktakuze që daton nga viti 2004.

Haradinaj është arrestuar në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia.

Më herët, kreu i AAK’së ishte arrestuar edhe në Slloveni. /Express/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button