U zbulua misteri i perceptimit të kohës

Koha duket sikur kalon shumë shpejt kur argëtohemi dhe të ngadalësohet kur jemi të mërzitur.

Për shekuj të tërë, perceptimi subjektiv i kohës ka shqetësuar filozofët dhe artistët. Tani, shkenca mund të ketë gjetur shpjegimin neurobiologjik të këtij misteri.

Në një studim të zhvulluar tek minjtë të publikuar në revistën “Science”, studiuesit e “Centro Champalimaud” në Lisbonë kanë vënë re se neuronet që çlirojnë dopaminë kanë rol në mënyrën se si perceptohet koha.

Dopamina është një substancë kimike e prodhuar nga truri e lidhur me qendrat e kënaqësisë dhe neuronet që e prodhojnë ndodhen në një strukturë të thellë të trurit që quhet “substantia nigra pars compacta”, që nëse dëmtohet ndryshon perceptimin e kohës, sikurse vihet re te të sëmurët me Parkinson.

Për t’u thelluar më shumë në këtë studim, neuroshkencëtarët i mësuan minjve të vlerësojnë nëse kohëzgjatja e një intervali mes dy tingujsh ishte rreth 1,5 sekona. Në saj të testeve të ndryshme u vu re se duke stimuluar këto neurone minjtë kishin tendencë të nënvleftësonin kohëzgjatjen. Në të kundërt duke i penguar këto neurone ata e mbivlerësonin.

“Kjo tregon se aktiviteti i këtyre neuroneve, i vetëm, mund të ndryshojë perceptimin e kohës”, shpjegoi Joe Paton, autori kryesor i këtij studimi./Bordo.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button