Bëhuni gati, nga e premtja me temperatura polare nën -20

Reshje të shiut në vendet më të ulëta dhe borë në male, paralajmëron për pasdite DPHM. Është e mundur edhe paraqitje lokale e reshjeve të ngrira të shiut.

Ndryshim më i madh i motit pritet nga e enjtja kur për shkak të rrymave të pranishme ajrore veriore, moti do të jetë i ftohtë me reshje të borës dhe me erë të përforcuar të kohëpaskohshme veriore. Gjithkund do të formohet shtresë e borës, në male edhe deri 50 centimetra. Reshje më të mëdha do të ketë të enjten pasdite në pjesët veriore dhe të premten pasdite në pjesët lindore të vendit.

Deri të shtunën do të fryjë erë e fuqishme veriore kohë pas kohe e përforcuar, për ç’arsye në vende-vende do të ketë edhe sasi të mëdha të borës. Nga e premtja temperaturat dukshëm do të ulen. Gjatë fundjavës vranësira do të ulet dhe do të jetë shumë më ftohtë. Temperatura e mëngjesit vende vende do të ulet edhe nën minus 20 gradë, ndërsa temperatura maksimale do të jetë minus në interval prej minus 12 deri minus 4 gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button