“Serbia i ka borxh Kosovës 20 miliardë euro”

Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri, Muhamet Mustafa ka deklaruar që Serbia i ka goxha para borxh Kosovës.

Vetëm paga të punëtorëve të ndërmarrjes Trepça, kapin shumën prej 1.2 miliardë euro, njofton Klan Kosova.

“Qeveria e Serbisë ka bërë dëme në Kosovë në mënyrë institucionale, ajo ka barrë mbi vete një dëm shumë të madh që përfshinë mbi 20 miliardë euro, paga të humbura, kursime devizore, shkatërrimi i buxhetit, dezinvestimi, dëmet e luftës, pronën private dhe pronën publike, e shumë çështje tjera të cilat janë prezantuar dhe janë dokumentuar në bisedimet e Vjenës” ka thënë Mustafa.

Për me tepër ai ka vlerësuar se kjo llogari po i faturohet gabimisht shtetit të Kosovës, sepse e njëjta do të duhej t’i dërgohej Serbisë.

Ndërsa vitin që lamë pas ai e vlerësoi te suksesshëm në sferën e zhvillimit ekonomik, megjithatë rritje ekonomike prej 5-6 % ai nuk pret para vitit 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button