Anketimi: 40% e shefeve në Shqipëri janë femra

Është forcuar roli i femrës në Shqipëri madje edhe në postet drejtuese. Statistikat e komisionit evropian për kushtet e punës për vitin 2015 tregojnë se 40% e shefave në vendin tonë janë femra.

Në Shqipëri ka filluar të dëgjohet më shpesh fjala shefe. Këtë e vërteton edhe anketimi i komisionit evropian për kushtet e punës për vitin 2015.

40 përqind e shefave në vendin tonë janë femra ndërsa 60 përqind meshkuj. Jemi pothuajse në të njëjtat nivele si Maqedonia, Serbia dhe Italia.

Vendin e pare e zë Suedia e ndjekur nga Finlanda dhe Estonia.

Burrat vazhdojnë të dominojnë në Turqi ku rreth 90 përqind e shefave janë meshkuj. Ndër vendet e Bashkimit Evropian më patriarkalë janë Greqia dhe Gjermania.

Të dhënat e raportit tregojnë se është bërë progres në rolin e graus në shoqëri edhe pse me hapa të vegjël.

Sipas profesioneve, në shërbim dhe shitje, punonjësit raportojnë më shumë shefe femra (46%). Kjo pasohet nga profesionistët (44%) dhe punëtorët në profesionet elementare (39%). Në anën tjetër, pjesa më e madhe (mbi 70%) e menaxherëve, punonjësve të bujqësisë, makinerive, dhe punëtorëve artizanale nuk kanë preferuar ti ndryshojnë shefat e tyre që vazhdojnë të jenë meshkuj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button