Një xhihadist francez u dënua me dhjetë vite burg

Xhihadisti francez, Nikolla Moro (32), i cili u akuzua se ka luftuar një vit e gjysmë në zonën e Sirisë dhe Irakut u dënua sot me dhjetë vite burg nga ana e Gjykatës në Paris.

Dënimi i tij u shoqërua me afat minimal të mbajtjes së dy të tretave, njofton korrespodenti i MIA-s nga Parisi.

Ai refuzoi të dalë nga burgu që ta dëgjoj aktvendimin. Pasi më 14 dhjetor para Gjykatës në Paris, e cila e dënonte për bashkëpunim kriminel lidhur me një intervenim terrorist, Prokuroria kërkoi t’i shqiptohet dënim me burg prej dhjetë viteve.

Nikolla Moro, disa herë është i dënuar, ndërsa është vëlla i Flavian Moro, xhihadistit të parë francez i dënuar me shtatë vite burg pas kthimit nga Siria, në nëntor të vitit 2014.

Në debatin, Nikolla Moro nuk i kurseu hollësitë për dallim prej xhihadistëve tjerë. Ai deklaroi se gjatë 17-të muajve , roli i tij nuk është kufizuar vetëm në roje. Ai ka marrë pjesë edhe në “disa operacione”.

Në qershor të vitit 2015 ai ka ikur nga radhët e SHI-së për shkak siç thotë “maltretimeve, torturës, kokave të prera”.

Gjatë gjykimit ai e theksoi dëshirën e tij të martohet dhe të qetësohet, ndërsa nuk hezitoi t’i paralajmëroj gjykatësit e tij.

“Nëse më shqiptoni dënim të rëndë, do të jetë më e vështirë për mua të kthehem në jetën normale. Unë sërish do të marr armë”, tha ai.

Argumenti nuk i bindi gjykatësit e tij, të cilët i shqiptuan dënim me burg prej dhjetë viteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button