Kosova hyn në Vitin e Ri me probleme të vjetra, opozita s’e ka ndërmend të zmbrapset

Një vit me plot kriza e kaloi organi më i lartë legjislativ në Kosovë, por opozita vlerëson se ata e kanë dhënë më të mirën e tyre.

Për partitë në pushtet, që numërojnë më shumë se dy të tretat e votave në Kuvend nuk ishte vështirë vetëm kur opozita pengonte seancat me gaz lotsjellës e forma të tjera, por vështirë e patën edhe pa ta, meqë rrallë bëhej kuorumi për të kaluar ligje, raporton KTV.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, thotë se kur mungon opozita në një institucion legjislativ nuk mund të konsiderohet se ka funksionim demokratik të atij institucioni.

Shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, koalicionin PDK, LDK, Lista Serbe, e ka quajtur si koalicionin më të dobët ndonjëherë në historinë e Kosovës.

Thotë se falë opozitës, Kosova sot nuk e ka të ratifikuar marrëveshjen më të dëmshme, atë për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Ndërsa, Valdete Bajrami e Nismës thotë se opozita ka luajtur rol konstruktiv, megjithëse në pjesën dërmuese të sesionit pranveror nuk ishte pjesë e seancave plenare.

Pal Lekaj i AAK-së me notë zero e ka vlerësuar punën 1-vjeçare të legjislativit.

Opozita nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket demarkacionit, por të njëjtën e thotë edhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Ajo thotë se nuk do të dorëzohet para çfarëdo presioni që mund të vijë edhe këtë vit.

Ndryshe, kryeministri Isa Mustafa në fundin e vitit që shkoi, ka paralajmëruar se janari sërish do ta kthejë demarkacionin për votim në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button