Frikë nga tifozëria shqiptare

Portugalia dhe Serbia e shohin njëra-tjetrën si konkurrente me të fortë, por deri diku edhe Danimarkën, por jo edhe Shqipërinë e Armeninë – skuadra këto që bashkërisht do të garojnë në Grupin I, në kualifikimet për ‘Euro 2016’.

Por, të gjitha ato më së shumti u përtojnë udhëtimeve drejt Shqipërisë, pasi janë të vetëdijshme kuqezinjtë vështirë mposhten para tifozëve të zjarrtë të tyre.

Kështu thotë edhe ushtruesi i detyrës së përzgjedhësit të Serbisë, Ljubinko Druloviq, shkruan Arena.

“Ekipet e grupit janë të papërshtatshme. Nuk ka kundërshtar të lehtë. Për Portugalinë dihet, por Danimarka është shumë e fortë. Kundërshtar i vështirë është edhe Armeni, e cila luan mirë në shtëpi. Kur luan në Tiranë, Shqipëria është shumë e papërshtatshme dhe tepër agresive. Jo vetëm për ne, por për çdo ekip do të jetë problem në Tiranë. Por, duhet të jemi të vërtetit për ta kaluar me sukses”, ka deklaruar Druloviq për mediat serbe.

Lajme të ngjashme

Back to top button