Shtatë persona janë vrarë gjatë një sulmi të SHI-së në Irak

Së paku shtatë persona janë vrarë, ndërsa 15 janë plagosur gjatë një sulmi ndaj një pike policore, në jug të qytetit irakian Naxhaf, ndërsa përgjegjësinë për sulmin e mori grupacioni xhihadist Shteti islamik.

SHI në periudhën prej 24 orëve mori përgjegjësinë për sulmin e dytë në Irak. Në sulmin e dyfishtë dje në tregun frekuentues në Bagdad jetën e humbën 27 persona, ndërsa dhjetëra ë tjerë u plagosën.

Minsitria irakiane e Punëve të Brendshme kumtoi se tre sulmues me jelekë përplot me mjete shpërthyese kaëhëzuan automobilin bombë drejt pikës policore në afërsi të qytetit Kadisia.

Duke iu afruar pikës, hapën zjarr, por forcat e sigurisë u janë kundërpërgjigjur, pas çka i vranë, ndërsa autopmobili shpërtheu.

“Planifikonin të hynin në Naxhaf dhe atje të hidhen në ajër”, deklaroi zëdhënësi i Minsitrisë, Saad Maan.

Kadisia ndodhet 70 kilometra në jug të Naxhafit, qytet i shenjtë për shiitët, ku ndodhet mauzoleu i imamit Ali.

“Ka shtatë viktima, mes të cilëve pesë policë, 15 janë të lënduar”, deklaroi Maan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button