Shkup, lind foshnja e parë në Vitin 2017

Fëmija i parë në Shkup për 2017 është djalë, i lindur në orët e hershme të mëngjesit, gjegjësisht në 04.15 në spitalin e specializuar për gjinekologji ”Nënë Tereza” në Çair.

Fëmija peshon 3 kg e 400 gram dhe i gjatë 53 cm. Ky është fëmija i parë i nënës Hikmet Ramadan Nuredini e lindur në vitin 1991, bëjnë të ditur nga qendra për menaxhim me kriza.

Nënën dhe fëmijën tradicionalisht do t’i vizitojë sot kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski i cili do ta bëj dhe ndarjen e dhuratës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button