Në Kiev protestuan dhe një grup të rinjsh me origjinë shqiptare

Në protestat në sheshin ‘Mejdan” në Kiev protestuan dhe një grup të rinjsh me origjinë shqiptare. Pikërisht nga Odesa, ku është përqendruar minoriteti shqiptar i Ukrainës. Lajmin e konfirmon nga Kievi korrespondenti i “Presheva jonë”, i cili po ndoqi nga afër zhillimet tragjike në këtë vend.

“Ne kemi ardhur të ndihmojmë popullin liridashës ukrainas përballë regjimit diktatorial të presidentit vendas, prorusit Yaunkvich. Ata që po qëllojnë qyetarët, protestuesit nuk janë ukrainas, por kriminelë rusë, mercenarë të paguar nga Putini”, ka deklaruar Sekol Georgevakov nga Odesa, por me origjinë shqiptare, i cili me 12 shokët e tij gjendet prej dy javësh në sheshin e pavavrësisë të Kievit.

Raportimet e mediave ukrainase dhe botërore flasin për një bilanc tragjik mbi zhvillimet e përgjakshme në Kiev mes popullësisë civile dhe Jaukovich. Të paktën 100 persona kanë humbur jetën në protestat e ditëve të fundit ne Kiev (Ukrainë), duke e çuar në 130 numrin e viktimave që prej nisjes së protestave anti-qeveritare në janar.

Në Ukrainë jetojnë edhe rreth 5 mijë shqiptarë, që u larguan nga zona e Pogradecit dhe Korçës, fill pas pushtimit turk dhe për 200 vjet jetuan në Bullgari. Më pas një pjesë pas një rrugëtimi nëpër Greqi, Bullgari e Rumani përfunduan në Ukrainë dhe kanë 300 vjet që jetojnë aty.

Shqiptaret e Ukrainës fillimisht u vendosën në veri të Odesës 220 km në fshatin Karakut së bashku me bullgarët dhe kaukazet. Në fillim të vitit 1860 një pjesë e fshatit Karakurti sot Zhovtnjovoje u shpërngul në rajonin e brigjeve të detit Azov rreth 10 km larg brigjeve, ku u themeluan 3 fshatra: Taz sot Devnenskoje, Tyshki sot Gjeorgjevka, Xhandran sot Gamovra sot ku jetojnë edhe sot në këtë tokë që ua dha atyre Katerina II e Rusisë. Gjuha që flitet sot në këto katër fshatra është një përzierje e shqipes toske me rusishten. Por megjithatë zakonet, veshjet dhe tiparet dalluese mbeten të njëjta. Banorët e këtyre fshatrave e identifikojnë veten si shqiptarë.(BW) 

Lajme të ngjashme

Back to top button