Viti i Ri në Ohër dhe Strugë në qiell të hapur

Për dallim nga Shkupi dhe disa qytete tjera që i anuluan festimet, Struganët dhe qytetarët e Ohrit Vitin e Ri do ta presin në qiell të hapur, shkruan Alsat-M.

Banorët e Strugës dhe mysarët do t’i argëtojë Elita Ziberi, XXL band Duoto Oli, Artani dhe grupi strugan Bloodi. Festa në bulevardin e ri do të llojnë pas orës 22:00. Në Ohër ku priten më së shumti turistë nga Serbia dhe Bullgaria në sheshin e qytetit do t’i argëtojnë dixhej lokal, këngëtarja e këngëve popullore Elena Veleska dhe këngëtari Gjoko Taneski.

“Ohri din të jetë i mrekullueshëm dhe magjik edhe në periudhën para Vitit të Ri dhe ditët që vijnë. Pritjet tona janë të mëdha, shpresojmë që të kemi edhe vizitorë të huaj”, u shpreh Mihail Mishev, Kryetar i Shoqatës së hotelerisë në Ohër.

Banorët e Ohrit dhe Strugës shpresojnë që nata e Vitit të Ri do të kalojë në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button