Qeveria amerikane kontrollon objektet që shfrytëzoheshin nga diplomatët rusë

Diplomatët rusë janë larguar pa zhurmë nga dy objekte pushimi që i kanë shfrytëzuar në periferi të Uashingtonit dhe qytetit të Nju Jorkut, në pajtim me urdhërin e dhënë nga Shtëpia e Bardhë, transmeton REL.

Rusët, që janë akuzuar se kanë përdorur këto objekte për spiunim, kanë pasur afat deri në mesditë që të largohen nga objekti që gjendet në Centreville të Merilendit dhe tjetri në ishullin Long të Nju Jorkut.

Afër mesditës, disa kamionë të vegjël, autobusë dhe automjete të blinduara me regjistrim diplomatik janë larguar nga aty.

“Hapësirat janë liruar dhe tani janë nën kontrollin e qeverisë”, ka thënë Elliot Conway, kryetari i Upper Brookville.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se këto objekte janë shfrytëzuar për mbledhje të informacioneve sekrete. Mbyllja e tyre është pjesë e masave kundër Rusisë për dyshimin se kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit përmes sulmeve kibernetike.

Ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin, këtë vendim e ka quajtur “skandaloz”, veçanërisht pasi është marrë gjtë pushimeve të Krishtlindjeve, kur ka pushim nga shkolla ndërsa familjet kanë planifikuar që të shfrytëzojnë ato objekte për relaksim gjatë festave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button