Diplomatët rusë të cilët janë dëbuar nga SHBA-ja do të kthehen në Moskë me aeroplan presidencial

Diplomatët rusë të cilët u shpallën për “persona non grata” në SHBA do të kthehen në Moskë me aeroplan presidencial, lajmëroi TASS.

“Për kthimin e diplomatëve rusë dhe familjet e tyre në SHBA do të dërgohen aeroplanë nga operatori ajror shtetëror ‘Rusia'”, kumtoi administrata e presidencës ruse.

Paraprakisht, një burim i paemëruar theksoi se, 35 diplomatë rusë të cilëve iu është dhënë afat prej 72 orëve ta braktisin territorin e SHBA-së, kanë vështirësi gjatë blerjes së biletave të aeroplanit për në Rusi dhe se do të detyrohen të udhëtojnë nga Uashingtoni për në Nju-Jork, ku kanë shanse më të mëdha të gjejnë bileta për në Moskë.

Madje është pritur se do ta kalojnë natën e Vitit të Ri në aeroplan.

Mbrëmë, presidenti amerikan në largim Barak Obama theksoi se si përgjigje e gjoja përzierjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA do të vendosen sanksione të ashpra për Moskën që përfshijnë dëbim të 35 diplomatëve rusë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button