Moska kërkon që KS-ja e KB-së ta mbështesë me rezolutë planin ruso-turk për paqe në Siri

Rusia i porositi sot partnerët e Këshillit të Sigurimit të KB-së që ta mbështesin me rezolutë ndërprerjen e zjarrit në Siri dhe negociatat e ardhshme paqësore në Astanë.

Ambasadori rus Vitalij Çurkin deklaroi se ka parashtruar propozim-rezolutë të shkurtër me çka do të mbështetet plani ruso-turk, që parasheh ndalim të veprimeve ushtarake dhe negociatave në Astanë nga fundi i janarit.

Teksti duhet të shqyrtohet në konsultimet pas dyerve të mbyllura, që filluan sot në mëngjes në Këshillin e Sigurimit të KB-së.

“Shpresoj se do të mund ta pranojnë njëzëri deri nesër në mëngjes”, plotësoi Çurkin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button