Vajza e Tymoshenkos: Nëna ime vuajti si shqiptarët në burgjet e Serbisë

Eugenia Tymoshenko, vajza e ish kryeministres së Ukrainës, Yulia Tymoshenko, e cila dje u lirua nga burgu, e ka falënderuar rininë, studentët dhe të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në protestat masive në Kiev, kundër presidentit pro-rus Viktor Yaunkovich.

Në protestat kundër diktaturës së presidentit ukrainas Yanukovitch, të cilat filluan që nga nëntori i vitit të kaluar, morën pjesë edhe shqiptarë të Ukrainës.

Eugenia Tymoshenko në një intervistë për agjencinë informative “Presheva Jonë”, ka falënderuar shqiptarët për angazhimin që kanë dhënë për lirimin e nënës së saj.

“Nëna ime ishte viktimë e hakmarrjes politike e regjimit të ish presidentit Yaunkovich. Ajo ka vuajtur si shqiptarët në burgjet e Serbisë”, ka theksuar Eugenia, e cila ka i bëri apel komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë për të marrë masa ndaj diktatorit të fundit të Evropës në Ukrainë, të cilin e bën përgjegjës për dhjetëra viktima në protestat e ditëve të fundit në Kiev.

Gjykata Supreme e Ukrainës kishte refuzuar apelin e ish kryeministres Yulia Tymoshenko, kundër dënimit shtatëvjeçar nën akuzat për shpërdorim të detyrës zyrtare. Tymoshenko është burgosur që në muajin tetor të vitit 2011

Lajme të ngjashme

Back to top button