Ndahen Blero dhe Teuta?

Çifti Teuta Krasniqi dhe Blero Muharremi, tashmë janë shkurorëzuar.

Burime të KosovaPress brenda Gjykatës bëjnë të ditur se ata tashmë i kanë dhënë fund martesës së tyre, të paktën sipas letrave. Sipas procedurave, të dy janë pajtuar që ti japin fund martesës dhe tashmë e kanë nënshkruar.

I kontaktuar nga KosovaPress, Blero mohon një gjë të tillë.

“Kjo është e re për mua, nuk është aspak e vërtetë, disa fjalë qarkullojnë por tash çfarë të bëjmë, ne njerëzve nuk mund të ju mbyllim gojën, sot po e dëgjoj këtë”, ka thënë ai.

I pyetur se në përkujdesje të kujt ka mbetur vajza dhe a kanë përfunduar procedurat e shkurorëzimit, nuk pranon të flet për to.

“Jo, kjo nuk është aspak e vërtetë”, ka thënë ai.

Por, edhe njerëz të afërt me ta flasin port ndarjen e tyre, madje bëjnë me dije se Tara, vajza e tyre ka mbetur nën kujdesin e së ëmës, Teutës, ngase qifti tashmë janë ndarë./ Kosovapress

Lajme të ngjashme

Back to top button