Robin O Nil: Maqedonia i plotëson dy kushtet që të jetë anëtare e NATO-s

Ambasadori dhe ndërmjetësi i parë në kontestin maqedono-grek për emrin, Robin O Nil, gjatë një intervistë ka theksuar se nëse Maqedonia nuk pranohet në NATO në Samitin e ardhshëm, ajo duhet të kërkojë pranimin në OKB me emrin kushtetues. 

O Nil thekson Qeveria e Maqedonisë duhet të lobojë tek të gjithë anëtaret e NATO-s dhe t’i lusë të pranojnë se në këtë punë, ata duhet të jenë të përgatitur të veprojnë me konsensus, madje edhe me një anëtar me bisedime, dhe të pranohet Maqedonia në Aleancën Veriatlantike në takimin e ardhshëm të Samitit të NATO-s, që do të jetë në shtator, është shprehur Robin O Nil në intervistën për TV Sonce.

Në lidhje me vizitën e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe fjalimin para Këshillit Veriatlantik më 12 shkurt ai thekson se është me rëndësi që kryeministri i Maqedonisë e ka rikujtuar Aleancën për rëndësinë e pranimit të shpejtë të Maqedonisë në NATO.

“Nuk e di çka në të vërtetë ndodhë në takimin e Këshillit të NATO-s, por ekzistojnë dy pika nga press-konferenca, të cilën kryeministri e mbajti me Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Andres Fog Rasmusen, të cilën do të doja ta komentoja. 

Sekretari i përgjithshëm shprehu respekt në kontributin që Maqedonia tashmë e bën në NATO. Ai qartë vërtetoi se Maqedonia tashmë faktikisht e luan tërësisht rolin e saj në NATO edhe pse ajo nuk është formalisht anëtare”, është shprehur Robin O Nil.

Lajme të ngjashme

Back to top button