Kuvajti mirëpret qëndrimin amerikan për Palestinën

Kuvajti ka përshëndetur të premten deklaratën e Sekreatarit amerikan të Shtetit, John Kerry, lidhur me konfliktin Palestinë-Izrael në të cilën ai ka ripërsëritur përkrahjen e SHBA-ve për zgjidhjen “dy shtete”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të shkruar, Ministria e Jashtme e Kuvajtit “ka përshëndetur vizionin e shfaqur nga Kerry për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për konfliktin shumëvjeçar”.

“Sugjerimet e Kerryt janë në përputhje me dispozitat e rezolutave relevante të OKB-së dhe në përputhje me nismën arabe për paqe, që vendosin bazat praktike për një zgjidhje përfundimtare”, tha një zyrtar i ministrisë për agjencinë e lajmeve KUNA.

Kerry deklaroi të mërkurën se e ardhmja e zgjidhjes “dy shtete” është rrezikuar seriozisht, duke mbrojtur kështu abstenimin amerikan gjatë votimit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me kolonitë izraelite.

“SHBA-të, kanë votuar në përputhje me vlerat tona, ashtu siç ka bërë edhe administrata e kaluar amerikane para nesh”, tha Kerry në një konferencë për mediat në të cilën shfaqi vizionin e administratës së Barack Obamas për paqe në Lindjen e Mesme.

Kerry tha se votimi kishte për qëllim “ruajtjen e zgjidhjes me dy shtete”, duke vënë në dukje se dy shtete të ndara, është e vetmja mënyrë për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme mes izraelitëve dhe palestinezëve.

“Asnjë administratë amerikane nuk ka bërë më shumë për sigurinë e Izraelit se ajo e presidentit Barack Obama”, tha më tej Kerry për të shtuar se kryeministri izraelit vetë ka theksuar bashkëpunimin e shkëlqyer ushtarak dhe në fushën e inteligjencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button