MINISTRIA E KOMUNITETEVE

Siç kuptojmë nga mediumet, deklarata e firmosur në Tiranë nga liderët e partive politike të shqiptarëve në Maqedoni, me iniciativë të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, mes tjerash parasheh edhe krijimin e një ministrie të re në qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Ministrinë për Komunitetet.

Nëse kjo pikë e deklaratës do të jetë pjesë e agjendës në bisedimet për formimin e qeverisë së re, do të jetë e nevojshme që të bëhen sqarime plotësuese në lidhje me këtë pikë.

Në radhë të parë, të sqarohet se është fjala për ministri të re, e cila do të krijohej në interes të mbrojtjes së veçorive dhe avancimin e të drejtave të bashkësive etnike pakicë në Republikën e Maqedonisë, turqve, romëve, vllehëve, serbëve, boshnjakëve dhe grupeve të tjera etnike, të cilat do të vihen në mbrojtje të veçantë ligjore dhe nën përkujdesjen e përhershme të popujve shumicë në këtë shtet, shqiptarëve dhe maqedonasve.

Në të kundërtën, kjo pikë e deklaratës do të kuptohej dhe interpretohej si pranim i statusit të pakicës kombëtare për popullin shqiptar në Maqedoni, ndërsa si ministri e veçantë do ta luante rolin e deritashëm të Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, përmes të cilit u reduktuan skajshëm dimensionet reale dhe funksionet zbatuese të kësaj Marrëveshje, në vend se ajo të inkorporohej në të gjitha strukturat e pushtetit ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor në Republikën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button