Zgjedhjet në Mitrovicë, Ivanoviç: Do të votoj nga burgu

Mbi 28 mijë qytetarë të Mitrovicës së Veriut votojnë sot për të zgjedhur kryetarin e tyre të ardhshëm. Në garë për të parin e komunës janë katër kandidatë, dy shqiptarë e dy serbë.

Zgjedhjet në këtë qytet të ndarë përmes lumit Ibër, janë duke u mbajtur nën masa e sigurisë së  250 policëve të Kosovës, të mbikëqyrur nga pjesëtarët e misionit evropian, dhe paqeruajtësit e NATO-s.

Zgjedhjet në këtë komunë, po përsëriten për të tretë herë. Në raundin e parë, procesi zgjedhor u ndërpre për shkak të dhunës në dy qendra të votimit atje, ndërsa në ciklin e dytë, kryetari i zgjedhur, Krstimir Pantiç refuzoi të betohet sipas ligjeve të Kosovës.

Të gjitha qendrat e votimit thuhet se janë hapur me kohë, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë parregullsi.

Ndërsa, kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Oliver Ivanoviç, do të votojë në një qendër të paraburgimit në Prishtinë. 

Oliver Ivanoviç është arrestuar në janar nga Njësia Speciale e Policisë së EULEX-it në një aksion në pjesën veriore të Mitrovicës

Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzon Oliver Ivanoviçin për krime lufte në Kosovë, shkelje të rëndë të konventave ndërkombëtare të luftës, për vrasjen e personave në baza nacionale, si dhe për ushtrim torture.

Lajme të ngjashme

Back to top button